Një person në Prishtinë është sulmuar nga një tjetër.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuari ka dëmtuar edhe veturën e viktimës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë / 02.04.2026 – 09:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se i ka dëmtuar edhe veturën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje