Në orët e mbrëmjes së datës 27 gusht 2019, në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Me të pranuar informacionin në vendin e ngjarjes kanë reaguar njësitet policore, ku është identifikuar dhe është arrestuari i dyshuari B. K., 52 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Bazuar në të dhënat e para hetimore bëhet e ditur se i dyshuari si shkak i një zënke të çastit me ankuesin ka shtënë me armë. Të gjitha veprimet policore, si dhe provat materiale i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është hetuar si vepër penale ‘përdorim i armës’ dhe ‘armëmbajtje pa leje.
Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një armë e llojit pistoletë dhe një gëzhojë, të cilën dyshohet se i dyshuari e kishte shkrepur. Nuk raportohet për të lënduar.
Pas procedurave intervistuese, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.