Një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit nga Policia, për plagosjen e një personi në Mitrovicë para pak orëve.
Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë.
Ai tha se policia është duke u marrë me rastin, i cili është duke konsideruar si tentim vrasje, duke shtuar se hetimet janë duke vazhduar.