Arrestohet një i mitur për tentim vrasje në Gjilan

Prishtinë | 13 Dhj 2025 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Një i mitur u arrestua të premten në Gjilan për tentim vrasje. 

Sipas Policisë, i dyshuari pas mosmarrëveshjes i ka sulmuar me thikë dy të mitur. 

Viktimat kanë pranuar trajtimin mjekësor, e i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, i cili për shkak të një mosmarrëveshje i kishte sulmuar me thikë dy viktima meshkuj kosovarë- të mitur. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme