Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet

Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë vënë nën pranga një inspektor të Inspektoratit të Punës. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka konfirmuar për “Betimin për Drejtësi” se i dyshuari G.B., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti”. Arrestimi i tij është bërë pas […]

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë vënë nën pranga një inspektor të Inspektoratit të Punës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka konfirmuar për “Betimin për Drejtësi” se i dyshuari G.B., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti”.

Arrestimi i tij është bërë pas zhvillimit të masës së fshehtë, asaj të simulimit, duke u zënë në flagrancë.

Inspektori dyshohet se paratë i ka pranuar nga biznesi për ta amnistuar për shkak se nga inspektimi i të njëjtit ka rezultuar se disa punëtorë nuk i ka të deklaruar.

Të ngjashme