Arrestohet një kosovar në pikën kufitare në Leposaviq, e kaloi ilegalisht kufirin me Serbinë

Prishtinë | 19 Mar 2024 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një shtetas i Kosovës në pikën kufitare në Leposaviq nën dyshimin se e ka kaluar ilegalisht kufirin me Serbinë, shkruan Gazeta Express. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.“PKK Leposaviq 18.03.2024 – 11:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme