Një grua është arrestuar dje në Malishevë nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht vajzën e saj.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË FAMILJARE /Malishevë, 29.03.2022-21:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht vajzën e saj viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.