Policia në raportin e saj të përditshëm njofton se ka arrestuar një person të dyshuar për këtë vepër.
Sipas policisë, nëna e të arrestuarit është ankuar se vazhdimisht është kërcënuar nga djali i saj.
Policia më tutje bën të ditur se i arrestuari e ka dëbuar nënën e tij, pasi më parë e ka detyruar ta shesë shtëpinë.
Të dyshuarit, me urdhër të prokurorit, i është caktuar ndalimi policor.