Arrestohet një person, dyshohet për terrorizëm

Prishtinë | 09 Jan 2025 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet për përgatitje të veprave terroriste, raporton Ekonomia Online.

Nga policia, njoftohet se janë kryer kontrolle në banesën e të dyshuarit dhe objekte të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar ndër tjerash, substancë narkotike, zolla e fishekë.

Raporti i plotë i Policisë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE, POSEDIM I NARKOTIKËVE, PËRGATITJA E VEPRAVE TERRORISTE OSE VEPRAVE PENALE  KUNDËR RENDIT KUSHTETUES DHE SIGURISË SË RKS-së

Prishtinë 08.01.2025-21:02 . Në lidhje me rastin e lartcekur pas konsultimeve me prokurorin kompetent, gjatë kontrollit në banesën dhe objektet përcjellëse tek i dyshuari mashkull kosovar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar; tri zolla, gjashtë fishekë special, pesë fishekë të tjerë dhe substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) me peshë 269.3 gram, peshore elektronike, një USB, grinder, një telefon dhe dy mbështjellëse të zollave (qese). Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të PSRK-së është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme