Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi mbi 41 mijë euro nga qytetarët për termine të vizave

Prishtinë | 26 Qer 2022 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se kishte mashtruar 12 persona, duke iu premtuar se do iu caktoj termine për viza pune.

I njëjti duke iu marrë shuma të ndryshme të parave iu ka premtuar se do iu caktoj rezervoj-termine për viza pune në Ambasadën e një shteti të huaj në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

“Policia e Kosovës gjatë zhvillimit të hetimeve ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin me iniciale (A.B; viti i lindjes 1994)) pasi që i njëjti në intervale të ndryshme kohore nga muaji dhjetor i vitit 2021 e deri në muajin Maj të vitit 2022, i kishte mashtruar 12 persona (viktima) duke iu marrë shuma të ndryshme të parave dhe duke iu premtuar se do iu caktoj-rezervoj termine për viza pune në Ambasadën e një shteti të huaj në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Shuma e përgjithshme që i dyshuari dyshohet të ketë përfituar duke i mashtruar ankuesit është rreth 41100€ (katër dhjetë e njëmijë e njëqind euro).

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të procedurave policore i njëjti është ndaluar për 48 orë me aktvendim të lëshuar nga Prokurori i shtetit.

Të ngjashme