Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Njësisë Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NjHRKEK)-Gjilan, pas pranimit të një informate muaj më parë, kanë filluar sigurimin e provave materiale dhe dëshmive tjera relevante, duke përdorur edhe masat e fshehta teknike dhe të hetimit është arritur të sigurohen dëshmi se i dyshuari: L.K, mashkull
kosovar, (1967) është përfshirë në veprën penale “Fajdeja”.
Personi i dyshuar, tanimë i arrestuar dyshohet se viktimës i kishte dhënë para me fajde, në vlerë prej 75,000.00 €uro, për ti kërkuar pastaj kamatë prej 30% apo 97,500.00, gjithsej 22,500.00 € si fitim jo-proporcional.
Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan, sot me datën 28.05.2020 është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse pronë e të dyshuarit me ç’rast janë siguruar si dëshmi materiale disa dokumente të shkruara me dorë të lirë ku janë mbajtur shënime, kontrata si dhe marrëveshje në të cilat është përshkruar mënyra e kthimit të parave, periudhat kohore si dhe përqindja/ interesi.
Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës i caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të lëndës ështe ndaluar në Qendrën e ndalimit në afat prej 48 orësh.
Në lidhje me çështjen penale do të zhvillohen edhe procedura tjera hetimore në adresë të të dyshuarve tjerë të mundshëm të implikuar në këtë rast.