Sot nga hetuesit e sektorit të Drejtorisë së Kryeqytetit, është arrestuar një person i dyshuar për veprën mashtrim, raporton Ekonomia Online.
Sipas policisë rasti është raportuar në muajin mars të këtij viti, ku dyshohet se personi i arrestuar, duke ju siguruar dokumente e kontrata pune të falsifikuara, tre personave, në bashkëpunim me ta kanë mashtruar duke marrë kredi në një bankë.
“Ndërkohë që hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.