Sot rreth orës 08:00, në stacionin policor në Gjakovë është raportuar një rast i klasifikuar vjedhje i ndodhur në rrugën “Besim Bistrazhini” në Gjakovë.
Ankuesi kishte raportuar se nga vetura ju kishin vjedhur pesë pasaporta familjare si dhe veshmbathje.
Njësitet relevante të policisë kanë dal në vendin e ngjarjes.
Siç bëhet e ditur, pas një pune intensive operativo-hetimore hetuesit e Sektorit të Hetimeve nga Stacioni Policor në Gjakovë kanë arritur që brenda ditës të identifikojnë personin e dyshuar dhe i njëjti është arrestuar në ora 14:30.
Personi i arrestuar është M.L., m/sh/ shtetas i Kosovës, i lindur 1979.
Hetuesit policor kanë arritur të sigurojnë edhe dokumentet dhe gjërat e vjedhura të cilat i janë kthyer pronarit.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, dhe me urdhër të së cilit personi i dyshuar për kryerje të veprës penale ,,Vjedhje ” mbahet në ndalim policor për 48 orë.