Sektori i Hetimeve nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka arritur të arrestojë një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”, pas një pune hetimore dhe operacionale në koordinim me zyrtarët e Stacionit Policor Veriu.
I dyshuari është identifikuar si R.Sh, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Veprimet e mëtejshme lidhur me të dyshuarin do të kryhen në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.