Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv në Shtime

Prishtinë | 20 Gus 2026 | 20:06 | Nga Ekonomia Online

Njësia e Trafikut Rajonal ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest aktiv në Shtime.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 17:20, gjatë patrullimit në Shtime, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet të markës Opel Combo, me ngjyrë të bardhë dhe me targa vendore.

Gjatë verifikimit është konstatuar se drejtuesi i automjetit, A.D., 49 vjeç, kishte urdhërarrest aktiv për veprën penale “Mashtrimi”.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Shtime, ndërsa pas përfundimit të dokumentacionit dhe procedurave policore, është dërguar në vuajtje të dënimit prej 1 viti e 215 ditësh burgim.

Të ngjashme