Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka arrestuar sot personin me inicialet M.S. (29), i cili po kërkohej nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale grabitje, me dënim burgimi prej dy vjetësh.
Siç thuhet në komunikatë, pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj njofton se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.