Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Prishtinë | 07 Dhj 2022 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Policët e stacionit në Ferizaj, mbrëmë në ora 20:00 në fshatin Balaj të Ferizajt, deri sa ishin në zbatim të një plani operativ kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet K.K i moshës 36-vjeçar.

Bëhet e ditur se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ me dënim burgimi prej njëzetë ditësh.

Pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

Të ngjashme