Policët e stacionit në Han të Elezit kanë ndaluar, sot, personin Z. B (M/K), i moshës 40 vjeçar , i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës Themelore të Prishtinës, për veprën penale ‘’ Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste’’ me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre ( 3) vite, raporton Ekonomia Online.
Pas kompletimit të dokumentacionit, sipas njoftimit të Policisë, ai arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.