Arrestohet personi që e kërcënoi me jetë deputetin Haxhi Shala

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të informatës se dje, më 24.03.2020, një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes rrjeteve sociale, ka pranuar një mesazh kërcënues për jetën e tij, sot më 25.03.2020, zyrtarët policor kanë kontaktuar deputetin në fjalë dhe ka filluar hetimet policore.

“Hetuesit policorë, kanë identifikuar dhe më pas intervistuar të dyshuarin Sh.J. i cili dyshohet ta ketë kryer kanosjen, përmes rrjeteve sociale. Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar është liruar, dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/deputeti-haxhi-shala-kercenohet-me-jete-nese-merr-pjese-ne-seancen-per-rrezimin-e-kurtit/

Të ngjashme