Arrestohet një person në Banjskë, në shtëpinë e tij u gjetën pushkë dhe xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe

Prishtinë | 15 Tet 2024 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në fshatin Banjskë për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë dhe xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe.

Policia bën të ditur përmes raportit se i dyshuari më pas është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

Të ngjashme