Policia e ka arrestuar dje një të dyshuar në Ferizaj pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me një të mitur.
Viktima raportohet që ka qenë nën moshën 16-vjecare, teksa i dyshuari pas intervistimi nga prokurori është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj (NN). Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi në shtëpinë e tij është gjetur e strehuar viktima femër kosovare e moshës së mitur. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.