Njësia e Reagimit të Shpejtë, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 22:30 në një fshat të Ferizajt, derisa ishte në pikë kontrolli , ka ndaluar një automjet civil të udhëtarëve, me targa vendore dhe gjatë kontrollimit , shoferit iu është gjetur në automjet një pushkë gjuetie me 3 fishek.
Në lidhje me këtë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërkaq është konfiskuar edhe arma.
Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin, me vendim të Prokurorit kujdestar , të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari L.E (M/K) i moshës 23 vjeçar , lirohet në procedurë të rregullt dhe iniciohet rast penal ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’
Ky rast mbetet për procedurë të mëtejme hetimore nga Sektori i Njësisë së Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj.