Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë disa kontrolleve në Fushë Kosovë, një personit i është gjetur një thikë e një fishek.
Sipas njoftimit gjetjet janë konfiskuar, pasi ishin të përdorura pa leje ndërkaq me urdhër të prokurit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Dardania- Fushë Kosovë 03.12.2023 – 23:00. Gjatë kontrollit në trup te i dyshuari mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar: një thikë dhe një fishek. Lidhur me rastin i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.