Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet për bixhoz të paligjshëm

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, më 23 gusht, pasi që i njëjti dyshohet për organizim të bixhozit të paligjshëm.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


Njoftimi i plotë i PK-së:

ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZIT TË PALIGJSHËM

Rr. Bardhyl Qaushi, Gjakovë, 23.08.2020-22:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte organizuar bastet në një lokal. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme