Një person është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se është përfshirë në një rast grabitjeje që kishte ndodhur më 10 tetor 2026.
Sipas policisë, grabitja kishte ndodhur në rrugën “Anton Çeta”, rreth orës 15:10.
Pas hetimeve, më 15 tetor, Policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar një shumë parash, për të cilat dyshohet se janë përfituar nga grabitja.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë./