Policia në Gjilan ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari, R.D. 30 vjeç pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë në familje dhe se ka armë ilegale.
“Me datën 29.05.2024 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën hetimit të rastit ‘’Dhunë në familje’’ ku dyshuari R.D. (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar shqiptar) me banim në qytetin Gjilanit kishte ushtruar dhunë në familje, nën dyshimin se i njëjti posedon edhe armë ilegale me leje të Prokurorit të Shtetit ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij.”
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën:
I dyshuari pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.