Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohet një person në Han të Elezit, kanosi dhe tentoi ta godiste vëllanë me kamionetë

Arrestohet një person në Han të Elezit, kanosi dhe tentoi ta godiste vëllanë me kamionetë

Një person është arrestuar në Han të Elezit pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte kanosur vëllanë e tij dhe kishte tentuar ta godasë atë me një kamionetë. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Hani i Elezit / 31.10.2025 – 20:00. Më […]

Një person është arrestuar në Han të Elezit pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte kanosur vëllanë e tij dhe kishte tentuar ta godasë atë me një kamionetë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Hani i Elezit / 31.10.2025 – 20:00. Më 01.11.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se një ditë më parë pas një mosmarrëveshje e kishte kanosë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar dhe kishte tentuar ta godas atë me automjet- kamionetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.

Të ngjashme