Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Istog për armëmbajtje pa leje.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, thuhet se tek personi i dyshuar mashkull është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 me dy karikatorë dhe 30 copë fishekë, si dhe një radiolidhje për komunikim.
Policia bën të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Telegrafi.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:30.