Të dielën, në Kaçanik është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti derisa ishte jashtë shtetit, kishte kërcënuar dhe kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër kosovare, njofton klankosova.tv
Siç shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Me datën 21.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte jashtë shteti përmes rrjeteve sociale me datën e lartëcekur e kishte kanosur verbalisht viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.