Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Kaçanik, pasi që në oborrin e tij janë gjetur dhe konfiskuar katër bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa.
Rasti ka ndodhur ditën ditën e diel, rreth orës 19:40, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar katër bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Rasti po vazhdon të hetohet.