Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet se ka dhunuar seksualisht një femër

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Obiliq, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një femër.

Sipas PK-së, rasti ka ndodhur më datën 9 nëntor, ndërsa arrestimi i personit të dyshuar është bërë gjatë ditës së djeshme.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali i cili dyshohet se kishte dhunuar seksualisht viktimën femër K/Ashkalike. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se kishte pasur lidhje dashurie me viktimën”, njofton Policia e Kosovës.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme