Një person është arrestuar në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi gjatë kontrollit policor dyshohet se i janë gjetur substanca narkotike dhe para të gatshme.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, të dyshuarit i janë sekuestruar 24.8 gramë kokainë, 1.3 gramë marihuanë dhe 1 mijë e 100 euro.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë PK.