Arrestohet një person në Pejë, u kap me armë në çantë

Prishtinë | 15 Qer 2025 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Një person i dyshuar (mashkull Kosovar), është arrestuar në orët e vona të së shtunës në Pejë.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin Skënderbeu, ku i njëjti është kapur me një armë në çantën e tij.

Siç njofton policia, pistoletë ishte me gaz.

Pos armës, ai me vete në karrikator kishte edhe 14 fishekë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është inicuar si “Armëmbajtje pa leje”

Të ngjashme