Dy persona janë lënduar rëndë në Prishtinë pasi janë sulmuar nga disa persona.
Policia njofton se një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Rr. Stambollit, Prishtinë 06.07.2024 – 01:30. Lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit pas një zënke të çastit janë sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”