Një person është arrestuar në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prushtinë pasi i njëjti në bodrum të një shtëpie kishte në pronësi një lokal në të cilin zhvilloheshin lojëra të fatit.
Sipas njoftimit, në atë lokal nga njësitë policore është hasë një punëtorë dhe tre klient duke luajtur lojëra të fatit.
“Me urdhër verbal të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur lokali, si dëshmi materiale janë sekuestruar: dy shtëpiza kompjuteri, një monitor, një printer, një telefon celular dhe para të gatshme në vlerë rreth 130 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari – pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.