Në rrugën “Besim Sahatqiu”, në Prishtinë është arrestuar një person.
Policia njofton se gjatë kontrollit në banesën e tij, i ka gjetur dhe sekuestruar tetë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë në peshë 4 kg e 101 gram, një makinë për paketim të substancës, disa pllaka metali, disa bulona (pjesë të makinës ) një telefon celular, 150 euro dhe 400 dinar të Serbisë.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar.