Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi kishte tentuar ta rrahte nënën e tij.
Bëhet e ditur se i dyshuari pas trajtimit mjekësor në klinikën e psikiatrisë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare të cilën kishte tentuar ta sulmoj fizikisht. I dyshuari pas trajtimit mjekësor në klinikën e psikiatrisë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.