Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, te i cili ishte gjetur një mjet i dyshimtë që dyshohet të jetë granat dore, raporton Ekonomia Online.
“Pas marrjes se informatës se personi i dyshuar gjendet në një restorant dhe mban një mjet të dyshimtë që dyshohet të jetë granat dore. Njësiti policor kanë dalë në lokacion, kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar dhe pas kontrollit, në gjepin e tij kanë gjetur një mjet të dyshuar që dyshohet të jetë granat dore”, thuhet në njoftim.
Në konsultim me prokurorin është kryer bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa mjeti i dyshuar është larguar në mënyrë të sigurt nga njësia e NJME e policisë”, thuhet në raportin e Policisë.