Është arrestuar një person në Rahovec.
Ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur pa pëlqimin e saj.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM- Rahovec 08.06.2023 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e viktimës, me viktimën femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”