Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Shtërpcë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes, thuhet në njoftimin policor të martën.
I dyshuari Z.P. 45-vjeçar, dyshohet se veprën e krey në gjendje të dehur.
“I dyshuari nuk ka mundur të intervistohet nga policia, për shkak se ishte në gjendje të dehur, ku ka rezultuar me 1.63 promila (alkool në gjak). Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin policor.