Arrestohet një person në Vushtrri për dhunë në familje

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Një rast me elemente të veprës penale “dhunë në familje” është raportuar sot me datën 25 nëntor 2019 në Vushtrri.

Sipas njoftimit të Policisë, bazuar në deklaratën e viktimës dhe provave tjera të siguruara bëhet e ditur se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike, me ç ‘rast viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime hetimore, ku është arrestuar personi i dyshuar i cili është intervistuar.

Ndërsa pas procedurave intervistuese, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Të ngjashme