Arrestohet një person nën dyshimin për dhunim të së miturës, Nikçi: U kap në flagrancë

Prishtinë | 30 Jan 2026 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar arrestimin e një personi nën dyshimet se ka dhunuar një të mitur në Istog.

Mediat kanë raportuar se bëhet fjalë për një person mbi 50 vjeçar dhe një vajzë të mitur, që sipas tyre është e moshës 13-vjeçare.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi për Nacionalen tha se i dyshuari është kapur në flagrancë.

“Është ndaluar një person me urdhër të prokurorit të shtetit nën dyshimin se ka kryer veprën penale dhunimi. Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Policia e Kosovës i ka kapur ne flagrance. Po ashtu, ne vendin e ngjarjes ka dal edhe Prokurorja e shtetit, mbrojtësi i viktimave dhe institucionet tjera relevante” – thotë Nikçi.

Të ngjashme