Një saudit u arrestua pasi sulmoi një roje në konsullatën franceze të Jeddah me një mjet të mprehtë të enjten, raportojnë mediat shtetërore saudite.
Sulmi me thikë rezultoi me lëndime të lehta dhe roja u vendos në një spital, shtuan media shtetërore.
Ambasada franceze në Arabinë Saudite dënoi sulmin duke e quajtur atë “flagrant”, raporton CNN.
“Ne shprehim besimin tonë tek autoritetet saudite për të zbuluar rrethanat pas sulmit, si dhe për të garantuar sigurinë e pronës franceze dhe komunitetit francez në Arabinë Saudite”, thuhet në deklaratë.