Arrestohet një person për blerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, DHTN në Prizren,  me 18 janar 2019, ka realizuar një plan operativ, duke bërë kontrollimin e një lokacioni në rajonin e Prizrenit, me ç’rast janë konfiskuar municion dhe drogë.

                Personi i arrestuar lidhur me këtë rast është:

•             V. K.                                       lindur me 1995                  m/sh/k

Personi i arrestuar dyshohet se ka kryer veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve’, Neni 273.

Gjatë kontrollit në lokacionin e caktuar janë konfiskuar:

•             1 (një) qese substancë e dyshuar e llojit kokainë, me peshë 25.9 gramë

•             4 (katër) qese substancë të dyshuar të llojit marihuanë, me peshë 116.7 gramë

•             1 (një) pistoletë me 6 fishekë

•             6 (fishekë) të armës së gjuetisë

•             5 (pesë) fishekë të pistoletës

•             1 (një) kasafortë metali me kartëmonedha në vlerë (tetëqind e katërdhjetë) 840 euro

•             1 (një) telefon

•             2 (dy) peshore digjitale për matje të substancave të imëta

•             1 (një) makinë për bluarje të marihuanës.

I dyshuari i arrestuar pas konsultimit me prokurorin kujdestar dhe pas intervistimit ka kaluar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme