Arrestohet një person për dhunë në familje dhe mbajtje të paautorizuar të armëve

| 29 Nën 2023 | 17:38 | Nga

Është arrestuar një person në Rahovec nën dyshimin për dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve.

Kështu ka bërë të ditur Sheremet Elezaj, zëdhënës rajonal i Policisë në Gjakovë.

“Në koordinim me prokurorin e shtetit është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, me një karikator dhe dhjetë (10) copë fishekë”, ka thënë Elezaj, përcjell Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se armët dhe municioni janë konfiskuar ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv

Të ngjashme