Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Shtime, nën dyshimin për dhënie të fajdes. I dyshuari i moshës 39 vjeçare kishte sulmuar fillimisht viktimën, pasi ky i fundit nuk kishte arritur ta kthejë borxhin në emër të fajdes në vlerë prej 7 mijë euro.
PK bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
“Me datën 04.01.2024 rreth orës 14:20 policët e stacionit në Shtime, në rrugën ‘Ymer Devetaku’ në Shtime kanë arrestuar personin A.R ( M/K) i moshës 39 vjeçar, nën dyshimin për dhënie të fajdes. I dyshuari fillimisht kishte sulmuar viktimën me një mjet të fort, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas viktima kishte raportuar në polici, se nga i dyshuari kishte marrë para me fajde dhe nuk kishte arritur të kthej shumën e caktuar të parave prej 7000 euro, në emër të fajdes”, thuhet në komunikatë.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit për krime të rënda është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”.