Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, për veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”.
Sipas komunikatës për medie, i dyshuari me inicialet Z.N, është arrestuar në Mitrovicën e veriut dhe është i dyshuar për krime të luftës dhe dhunë seksuale në Vushtrri.
“I dyshuari Ž.N, (1954) është arrestuar sot me datë 04/03/2024 rreth orës 16:00 në Mitrovicën e veriut. I lartcekuri është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale” të kryer gjatë vitit 1999 në komunën e Vushtrrisë. I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në ndalim për 48 orë”, thuhet në komunikatë.