Policia e stacionit në Ferizaj gjatë ditës së djeshme ka pranuar një informacion se në fshatin Gaçkë të Ferizajt një person është parë me armë të zjarrit.
Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë personin XH.R ( M/K) i moshës 42 vjeçar, tek i cili është gjetur arma e zjarrit, pushkë e gjuetisë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma ( pushkë e gjuetisë).
Rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.