Është arrestuar një person në Ferizaj, pasi i njëjti është zënë duke prerë drunjë në fshatin Jezerc, raporton Ekonomia Online.
Përmes një komunikate për media, thuhet se policia ka marrë veprimet e nevojshme dhe se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë personin L.H (M/K) i moshës madhore.
Po ashtu, policia ka konfiskuar traktorin me rimorkoi, si dhe motorrsharrën që kishte pasur i dyshuari me vete.
“Policia e stacionit në Ferizaj, veç aktiviteteve të ndryshme në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve në rrugë, bazuar në planin aktiv “Mbrojta e pyjeve 2024″, me datën 20.07.2024, rreth orës 23:00 në fshatin Jezercë të Ferizajt, tek vendi i quajtur ” Derman” kanë ndaluar/ zënë në flagrancë një person, i cili kishte prerë drunjë në malet e Jezercit, pronë e shtetit”, bëhet e ditur në njoftim.
Në lidhje me këtë janë njoftuar edhe zyrtarët e pyjeve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar sasinë e drunjëve.
“I dyshuari pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftim.
Policia Rajonale e Ferizajt po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve.