Policia e stacionit në Shtime, dje rreth orës 14:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Topillë të Shtimes është një rast i sulmit dhe kanosjes ndaj zyrtarit, rojë e pyjeve.
Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet H.H (M/K) i moshës 50 vjeçar, i cili e kishte sulmuar dhe kanosur rojën e pyjeve H.H (M/K) i moshës 50 vjeçar.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe kanosje”